DURANT ME PERFORMANCËN MË TË MIRË NË VITET E FUNDIT, BROOLYNI RIKTHEN AVANTAZHIN NDAJ BUCKS
Prishtinë(AsistiOnline) – Falë performancës maestrale të Kevin Durantit, por edhe me ndihmën e Jeff Greenit, Brooklyn Nets e riktheu avantazhin e serisë lindore në NBA ndaj Bucks.
Në “Barclays Center”, Durant udhëhoqi ekipin e tij në triumf me rezultat 114:108 dhe kështu Nets vazhdoi me fitore të ëmbla sivjet në shtëpi.
Lojtari më i mirë i Brooklynit luajti të 48 minutat dhe arriti shifrat magjike triple-double duke shënuar plotë 49 pikë të pabesueshme, duke shtuar edhe 17 kërcime dhe 10 asistime me goditje nga loja 16/23 dhe 4/9 për tre pikë.
Përveç kësaj, Durant kishte tre topa të vjedhura dhe dy bllokada dhe me performancën e tij të përgjithshme, ai hodhi plotësisht në hije lojën jo të keqe të Giannis Antetokounmpos.
Asi grek shënoi 34 pikë, 12 kërcime dhe 4 asistime për Milwaukeen, por që s’mjaftuan për fitoren e tyre.
Përpos Durantit në fitoren e Nets u dalluan edhe Jeff Green sidomos me 27 pikë(7/8 për treshe), dhe Blake Griffin që shtoi 17 pikë poashtu.
Kjo fitore i siguron Netsit avantazhin e kësaj serie gjysmëfinale në 3-2 ndaj Bucks dhe i duhet vetëm edhe një fitore për të kaluar në finale të Lindjes.
Ndeshja e gjashtë do të luhet në Milwaukee më datën 18 qershor në ora 02:30 pas mesnate me kohën tonë.
/AsistiOnline.com/
https://www.youtube.com/watch?v=Wy_2AThkR8k
Komentet janë të mbyllura.