Basketboll

SERBIA FITON DRAMËN NDAJ BELGJIKËS, ARRIN FINALEN E EUROBASKETIT

Prishtinë(AsistiOnline) -Serbia e ka arritur finalen e Eurobasketit të femrave.

Në ndeshjen gjysmëfinale mes Belgjikës dhe Serbisë, ishin serbet ato që triumfuan me- rezultat maksimalisht të ngushtë 74-73.

Sonja Vasic me 16 pikë e Aleksandra Crvendakic me 15 sosh, ishin dy individet më të dalluara te serbet sonte.

Te Belgjika s’mjaftuan assesi për fitore, Julie Allemand me 18 pikë e as Antonia Delaere me 14 të tjera.

Kjo fitore e dërgon Serbinë në finale të Eurobasketit për femra, atje ku do të ndeshet me Francën nesër nga ora 20:00.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.