Basketboll

MIDDLETON NË SUPER-FORMË, MILWAUKEE FITON DHE MERR AVANTAZHIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Milwaukee Bucks e ka fituar ndeshjen e tretë finale të Konferencës ndaj Atlanta Hawksit.

Skuadra e Mike Budenholzerit ka arritur të triumfojë ndaj Atlantas me rezultatin 102-113.

Khris Middleton ishte i jashtëzakonshëm në kte duel për Bucks me plotë 38 pikë, 11 kërcime e 7 asiste, ndihmuar edhe nga Giannis Antetokounmpo me 33 pikë e 11 kërcime.

Te Hawks u dalluan, Trae Young me 35 pikë e Danilo Gallinari me 18 sosh, por që s’mjaftuan assesi për fitore.

Me këtë fitore, Bucks marrin avantazhin e serisë finale të Konferencës Lindore me Atlantan(2-1) dhe ndeshja e katërt mes tyre zhvillohet me 30 qershor nga ora 02:30.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=EpJN2EvwoM8

Komentet janë të mbyllura.