Basketboll

EKSKLUZIVE: VËLLAZNIMI ME GJASA REALE TË MBETET PJESË E ELITËS KOSOVARE

Prishtinë(AsistiOnline) – Një lajm fantastik pritet të konfirmohet zyrtarisht gjatë këtyre ditëve për basketbollin e Kosovës e në veçanti atë gjakovarë.

Sipas asaj që ka mësuar AsistiOnline.com nga burime të afërta dhe mirë-informuara me FBK-në, skuadra që në edicionin e fundit e bëri tepër interesante garën në elitën kosovare, Vëllaznimi i Gjakovës pritet të mbetet pjesë e Superligës së Kosovës.

Federata e Basketbollit të Kosovës pritet që gjatë këtyre ditëve të zyrtarizojë vendimin për mbetjen e Vëllaznimit në Superligë dhe zgjerimin e garës në 9 ekipe.

Të kujtojmë se skuadra e Vëllaznimit u pozicionua si e fundit sivjet në garat e rregullta Superligës së Kosovës, përderisa ra nga kategoria vetëm në xhiron e fundit pas një lufte të madhe për të mbijetuar.

Vetë i pari i klubit të Vëllaznimit, Kastriot Zherka në një prononcim të shkurtër për AsistiOnline.com ka konfirmuar se gjakovarët janë të gatshëm për të mbetur pjesë e Superligës së Kosovës dhe këtë gjë ju kanë konfirmuar edhe drejtuesve të FBK-së.

Ne jemi duke pritur për zgjerimin e Superligës dhe jemi të fortë e të gatshëm për të mbetur pjesë e projektit të elitës këtë i’a kemi bërë të ditur edhe FBK-së”, u shpreh kreu i gjakovarëve.

Mbetet të shihet gjatë ditëve në vijim se cili do jetë epilogu i tërë këtyre zhvillimeve në lidhje me njërën prej klubeve më të vjetra në basketbollin e Kosovës.

/AsistiOnline.com/

 

 

 

 

Komentet janë të mbyllura.