POLONARA ZYRTARIZIMI I RRADHËS TE FENERI
Prishtinë(AsistiOnline) – Achille Polonara është lojtari më i ri i Fenerbahçes.
Skuadra që kishte një formë katastrofale në basketbollin evropian, duket se në edicionin e ri do ta shohim me një konstrukt krejtë tjetër dhe më serioze.
Italiani, Achille Polonara është lojtari më i ri i gjigantit nga Stambolli i Turqisë.
Polonara tek Feneri vije nga skuadra spanjolle Baskonia, që poashtu luan rregullisht në Euroligë dhe ka nënshkruar kontratë 2 + 1(mundësi vazhdimi) me klubin e ri
Polonara, 29 vjeç, sivjet pati mesatare prej 12,2 pikë, 6,6 kërcime, 1,9 asistime dhe 1,2 vjedhje për ndeshje në Euroligë me Baskonian.
Basketbollisti italian ishte bashkuar me Baskonian në vitin 2019 për aventurën e tij të parë jashtë kufinjëve italianë, duke qenë si individi kryesor i ekipit që fitoi titullin e Ligës Spanjolle në flluskën e vitit 2020.
Polonara në të kaluarën ka luajtur për ekipet italiane: Teramo, Varese, Reggiana dhe Dinamo Sassari, ndërsa paraqitet edhe me Kombëtaren e Italisë.
Fenerbahce deri tani ka bërë një numër lëvizjesh në merkato për sezonin e ardhshëm, duke nënshkruajtur me Devin Booker, Pierria Henry, Ismet Akpinar dhe Marial Shayok, ndërsa vazhdoi kontratat me Nando De Colo dhe Dyshawn Pierre. Ky ekip i drejtuar nga Igor Kokoshkov pritet të forcohet edhe me dy lojtarë të rinjë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.