Basketboll

BARCELONA TRANSFERON QENDRËN E KAMPIONIT TË EUROLIGËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Barcelona e ka transferuar në ekip, qendrën e kampionit aktual të Euroligës, Sertac Sanli.

Blaugrana njoftoi sot se nënshkruajtën me qendrën turke, Sertac Sanli në një marrëveshje dy-vjeçare. Sanli vjen nga Anadolu Efesi me të cilët fitoi Euroligën në stinorin 2020/21.

Sanli ka qenë prej lojtarëve kryesorë të Efesit këtë sezon, veçanërisht në Final Four të Euroligës që u mbajt në Këln të Gjermanisë.

Në përgjithësi në garat evropiane për edicionin 2020/21, Sanli kishte mesatare prej 7.8 pikëve në 14 minuta lojë me 66% saktësi për 2 pikë dhe 81.5% për gjuajtje të lira.

Efes gjithashtu fitoi kampionatin turk, me Sanli që luajti 25 ndeshje në sezonin e rregullt me ​​një mesatare prej 8.5 pikësh (38% në 3 pikë) dhe 4.1 kërcime në 17 minuta lojë.

Sanli luajti te Efesi nga viti 2018, derisa para kësaj luajti për Galatasaray (2010-2013), Gaziantep (2013/14), Muratbey Usak (2014/15), Trabzonspor (2015/16) dhe Besiktas (2016-18).

Sanli luan gjithashtu për ekipin kombëtar turk dhe aktualisht po përgatitet për Lojërat Olimpike të Tokios.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.