Under Header

spot_img

EKSKLUZIVE: ARIAN QALLAKU PRITET TË ZYRTARIZOHET TE PEJA

spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Ri-organizimi i hershëm i skuadrave kosovare sivjet, po vazhdon me intensitet tejet të shtuar.

Njëra prej ekipeve pretendete për trofe në basketbollin e Kosovës, do jetë edhe KB Peja që pritet të krijojë ekip të fuqishëm për të kërkuar rikthimin e trofeve në Pejë.

Sipas asaj që ka mësuar AsistiOnline.com, pejanët janë pranë kompletimit të marrëveshjes me basketbollistin nga Peja, Arian Qallakun dhe marrëveshja pritet të zyrtarizohet shpejtë.

Të kujtojmë se 29 vjeçari nga Peja në edicionet e fundit ishte pjesë e Rahovecit dhe stinorin e fundit te ‘vreshtarët’ pati mesatare prej 8.8 pikëve, 3.5 kërcimeve e 1.9 asisteve për ndeshje.

Pejanët ende nuk e kanë publikuar arritjen e marrëveshjes me trajnerin turk, Semsettin Bas për të cilin AsistiOnline.com javë më parë raportoi ekskluzivisht se ka arritur marrëveshje me verdhezinjët.

Burimet e afërta me klubin e Pejës i kanë thënë AsistiOnline, se trajneri Bas po kërkon sa më shumë vendorë te Peja e sa i përket të huajve ata pritet të jenë shumë cilësorë.

/AsistiOnline.com/

 

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme