ZYRTARE: VALON BUNJAKU TRANSFEROHET TE BASHKIMI
Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi i Bashkimit e ka nisur riorganizimin për edicionin e ri.
Portokallinjët kanë arritur që në start të merkatos të transferojnë në skuadër basketbollistin vendor nga Prizreni, Valon Bunjaku dhe e kanë zyrtarizuar atë nëpërmjet një konference për media gjatë ditës së sotme.
23 vjeçari që luan në pozitën e organizatorit, ka një përvojë të theksuar në basketbollin kosovar, ku së fundmi u shpall kampion i Kosovës dhe fitues i Ligës Unike me Golden Eagle Yllin e Therandës.
Bunjaku te Ylli luajti në 39 ndeshje me mesatare prej 13.2 pikëve, 5.6 asisteve dhe 4.9 kërcimeve për ndeshje.
Të kujtojmë se organizatori i lindur në Prizren, ka përvojë edhe te skuadrat e tjera kosovare, Sigal Prishtina dhe Rahoveci.
Bashkimi sivjet pritet që të jetë skuadër shumë e organizuar dhe në garë për trofe.
/AsistiOnline.com/
Konferenca e plotë e KB Bashkimit me rastin e prezantimit të Valon Bunjakut:
Komentet janë të mbyllura.