KOSOVA MPOSHTET THELLË EDHE NGA LUKSEMBURGU!
Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës U-20 në konkurencën e femrave e ka pësuar edhe humbjen e dytë rresht në kuadër të FIBA U20 Women’s European Challengers që po mbahet në Shkup të Maqedonisë.
Vashat kosovare janë mposhtur thellë nga Luksemburgu me rezultat final 57-91.
Vetëm një lojtare arriti pikë dyshifrore në humbjen e Kosovës sot, Agnesa Rrahmani me 20 pikë si dhe 5 kërcime, derisa Vanesa Bojku pati 9 e nga 7 pikë i shtuan Tringa Ukaj dhe Astera Tuhina.
Te Luksemburgu në fitore spikatën, Kim Sowa me 19 pikë e Sofie Olsen me 15 sosh.
Nga 2 ndeshje të zhvilluara në këtë Evropian, vashat kosovare kanë 2 humbje, derisa ndeshjen e rradhës e zhvillojnë ndaj Rumanisë të shtunën.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.