JAPONIA MPOSHT DHE SHQETËSON FRANCËN PARA OLIMPIADËS!
Prishtinë(AsistiOnline) – Japonia e ka mposhtur Francën në miqësoren e fundit për dy ekipet para fillimit të Lojërave Olimpike.
Franca përfundoi miqësoret para Lojërave Olimpike me një humbje 81-75, ndaj Japonisë të shtunën (herët në mëngjes të dielën në Francë) në Saitama të Japonisë.
Evan Fournier shënoi 16 pikë, derisa Rudy Gobert shtoi 11 pikë e tetë kërcime në këtë humbje të francezëve.
Te Japonia në fitore, Rui Hachimura me 19 pikë dhe Yuta Watanabe me 18 pikë, kryesuan me pikë në fitore, derisa edhe Makoto Hiejima shtoi 15 pikë.
Franca do të ndeshet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në hapjen e raundit fillestar të Lojërave Olimpike të dielën e ardhshme. Irani dhe Republika Çeke janë skuadrat e tjera të Grupit A.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.