Basketboll

PLAY OFF-LIGA E DYTË: NDESHJET KTHYESE, TË SHTUNËN DHE TË DIELËN

Prishtinë (AsistiOnline) – Ndeshjet e ‘’Play Off’’-it të Ligës së dytë, zhvillohen të shtunën dhe të dielën.

New Basket nga Prizreni që ka epërsinë në seri, 0-1 nga ndeshja e parë. Të shtunën nga ora, 12:00 e mesditës e pret Kaqanikun dhe me fitore eventuale kalon në finale. Përderisa, në rast të fitores së Kaqanikut, ndeshja finale luhet në Kaqanik.

Në anën tjetër, të dielën me fillim nga ora, 20:30 Llapi i bën konak, Megasportit të Prizrenit dhe me fitore eventuale kalon në finale, sepse në ndeshjen e parë, mposhti Megasportin si mysafirë. Por, në rast të fitores së Megasportit në Podujevë, ndeshja finale zhvendoset përsëri në Prizren.

Finalistët e këtij ‘’Play Off’’-i luajnë në finale mesvete, për një vend në Ligën e parë.

Komentet janë të mbyllura.