BAJRA ENDE I LIRË, OFERTOHET NGA DISA SKUADRA VENDORE
Prishtinë(AsistiOnline) – Një prej trajnerëve më perspektivë dhe simpatikë që ka basketbolli i Kosovës, Illmen Bajra ka mbetur i lirë që nga ndarja me Bashkimin.
Ish-trajneri i disa skuadrave kosovare por edhe selektor i Përfaqësueses së Kosovës U-18, ka mbetur ende i lirë edhe pse ofertat nuk i mungojnë.
I kontaktuar nga AsistiOnline.com nëse ka ndonjë të re nga ana profesionale, ai tha se ka disa oferta në parim, por që ende nuk ka vendosur dhe se gjithçka po shqyrton me kujdes.
”Po i kam pasur disa oferta dhe më kanë kontaktuar disa klube nga elita e basketbollit vendorë. Realisht nuk ka diçka konkrete dhe serioze ende, po i shqyrtoj dhe nëse më përshtaten në aspektet kryrsore, sigurisht se do vendosi për më të mirën”, tha ai.
Trajneri i ri me perspektivë të madhe ka krijuar një përvojë të konsiderueshme në basketbollin e Kosovës, duke fituar gjithçka të mundshme me KBF Bashkimin në elitën femërore kosovare, afro dy stinorë udhëhoqi edhe me Bashkimin e meshkujve, gjersa për një stinor ishte edhe ndihmës-trajner te Prishtina(meshkujt).
Bajra ka qenë edhe përzgjedhës i ekipit U-18 të femrave të Kosovës, që u paraqitën në Kampionatin Evropian, Divizioni B gjatë vitit 2019. Ndërsa e ushtron edhe rolin e ndihmës-trajnerit tek Kombëtarja A e Kosovës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.