Basketboll

KOSOVA(F) E BRONZTË NË EVROPIANIN PËR SHTETET NË ZHVILLIM

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës A te femrat e ka mbyllur me sukses Kampionatin Evropian për shtetet në zhvillim i mbajtur në Qipro.

Ekipi i Kosovës ka triumfuar ndaj Maltës në ndeshjen për vendin e  tretë me rezultat final 70:60, duke fituar medaljen e bronztë.

Kjo ishte hera e parë që vashat e Kosovës luajnë në garat ndërkombëtare.

Fillimi i ndeshjes ishte i baraspeshuar, më pas Malta krijoi epërsi deri në gjashtë e shtatë pikë, derisa çerekun e parë e fitoi 19:26. Vashat Dardane nuk u dorëzuan dhe në periudhën e dytë rikthehen, duke ngushtuar shifrat në 34:45, derisa pjesa e parë përfundon 37:39.

Lojë interesante u zhvillua në periudhën e tretë, ku vashat nga Malta arrijnë epërsi prej 10 pikësh, 40:50 e 42:52, por gjashtë pikë radhazi nga Kosova bënë që epërsia të ngushtohet në 48:52, sa ishte rezultati në semafor pas 30 minutash. Kosova vazhdoi me lojë të mirë edhe në periudhën e fundit, me një seri shumë të mirë, ku kishin epërsi deri në dhjetë pikë, 70:60, me aq sa përfundoi edhe ndeshja.

Në këtë fitore të Kosovës sot u dalluan, Era Shatri me 17 pikë e 15 kërcime, Saranda Daci me 14 pikë e 13 kërcime dhe Alexis Tolefree me 16 pikë.

Kjo ishte ndeshja e fundit për Kosovën në këtë Evropian, që ishte i suksesshëm duke marrë parasysh se ishte hera e parë që garon në arenën ndërkombëtare në konkurrencën e femrave.

/FBK/

Komentet janë të mbyllura.