LUFTË E MADHE MES AUSTRALISË DHE ITALISË, KY EKIP TRIUMFOI NË FUND
Prishtinë(AsistiOnline) – Australia e ka fituar derbin e ditës në Olimpiadë ndaj Italisë.
Ashtu siç edhe ishte pritur, ndeshja ishte spektakël në vete, me dy ekipet që luftuan shumë, por në fund disa detaje e vendosën fituesin dhe Australia triumfoi shumë ngushtë 33-36.
Pesë basketbollistë arritën pikë dyshifrore në këtë triumf të australianëve sot: Jock Landale(18), Patty Mills(16), Nic Kay(15) dhe Aron Baynes(14) e Joe Ingles(14).
Te Italia s’mjaftuan assesi për fitore, Simone Fontecchio me 22 pikë, Nico Mannion me 21 e as Achille Polonara me 12 sosh.
Në këtë grup(A), Australia ka bilanc perfekt, 2 fitore nga 2 ndeshje e Italia ka 1 fitore e 1 humbje.
Në xhiron e tretë, Australia luan ndaj Gjermanisë e Italia ndaj Nigerisë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.