Basketboll

EKSKLUZIVE: ISHTE ZYRTARIZUAR TE YLLI, POR TRANSFEROHET NE BOSNJE!

Prishtinë(AsistiOnline) – Përkundër se ishte paralajmëruar si tranfer i Yllit, fundori amerikan Rashun Davis nuk do të paraqitet me therandasit.

AsistiOnline.com nga burime të afërta me klubin e Yllit, ka mësuar se ata e kanë refuzuar në momentet e fundit lojtarin në fjalë, pasiqë kanë mësuar se është i lënduar.

Por, nuk mbaron me kaq. Davis është zyrtarizuar si lojtar i skuadrës boshnjake, Slloboda Tuzlla dhe ende mbetet e paqartë se a ka qenë ky lojtar i lënduar, apo ka ekzistuar ndonjë problem tjetër.

Sidoqoftë dy gjëra tashmë janë të sigurta, Davis nuk do të vije te Ylli dhe ka nënshkruar me ekipin elitar boshnjak.

Davis në edicionin e fundit ishte pjesë e skuadrës tjetër elitare boshnjake, Siroki Brijeg dhe në 18 ndeshje të zhvilluara luajti me mesatare, 16.3 pikë, 4.7 asiste e 3.4 kërcime për ndeshje, përpos ligës kombëtare me Sirokin, Davis u paraqit edhe në ABA Liga 2.

Ai në Evropë ka luajtur edhe në Sllovaki(Lucenec), Slloveni(Rogaska), Kaposvari(Hungari).

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.