Basketboll

BASHKIMI FINALISTI I PARË NË SUPERLIGËN E FEMRAVE

Prishtinë (AsistiOnline) – Bashkimi i Prizreni ka mposhtur(96-49) Kastriotin edhe në ndeshjen e dytë gjysmë finale të ”Play Off”-it të Femrave, për tu kualifikuar në finale të kësaj gare.

Vashat e drejtuara nga turku Ahmet Saglik, pa telashe kanë mposhtur sot ekipin ferizajas të drejtuar nga Kimete Haliti, për të arritur në finale të ”Play Off”-it të Ligës, atje ku e presin fituesin e takimit, Penza – Prishtina.

Në fitoren e sotme të Bashkimit, rol kyq patën dy amerikanet, Danisha Shaw me 31 pikë, Mari Stewart me 29, Gresa Gashi me 12 pikë, si dhe Vlera Vraniqi me 10 sosh.

Përderisa tek ferizajaset u dalluan, Fjolla Ajeti me double, double(20pk, 13krc), si dhe Agnesa Rrahmani me 18 pikë.

 

 

Komentet janë të mbyllura.