EKSKLUZIVE: VËLLAZNIMI NË BISEDIME TË AVANCUARA ME FRANKO STERLEN!
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Vëllaznimit duket se është e vendosur të mbetet në Superligën e Kosovës edhe për një stinor.
AsistiOnline.com ka arritur të mësojë se gjakovarët janë në bisedime të avancuara me trajnerin kroat, Franko Sterle emër i njohur për basketbollin e Kosovës.
Timonieri i ri nga Zara, edicionin e kaluar në ndeshjet e fundit të sezonit, drejtoi ekipin tjetër nga elita kosovare, Bashkimin e Prizrenit.
Përpos drejtimit të Bashkimit, Sterle ka përvojë 6 vjeçare si ndihmës trajner te skuadra e madhe kroate, Zara kampione aktuale e shtetit në fjalë. Nga përvojat e Sterles që vlejnë të ceket janë edhe drejtimi në mënyrë zingjirore si trajner i parë i gjeneratave të reja të Zarës si: U-12, U-14, U-16 dhe U-18.
Ende nuk dihet nëse bisedimet e tij me kuqezinjët do të konkretizohen, por burimet i kanë thënë AsistitOnline se palët janë në rrugë të mirë për një gjë të tillë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.