USA DEKLASON SERBINË, KUALIFIKOHET NË FINALE TË OLIMPIADËS PËR FEMRA
Prishtinë(AsistiOnline) – Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë fituar thellë gjysmëfinalen e Lojërave Olimpike për femra.
Vashat amerikane i kanë mposhtur ato serbe me rezultat final 79-59.
Brittney Griner me 15 pikë e 12 kërcime, Chelsea Gray me 14 pikë, si dhe Breanna Stewart me 12 pikë e 10 kërcime, ishin prej lojtareve më të dalluara në këtë triumf të amerikaneve.
Te Serbia vetëm amerikanja e natyralizuar, Yvonne Anderson arriti pikë dyshifrore (15).
Në finale SHBA-të takohen me fituesin e duelit, Japoni – Francë, derisa Serbia do të luaj për medaljen e bronztë me humbësin e këtij dueli.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.