Basketboll

EKSKLUZIVE: KËTO JANË TRANSFERET E PARA TË HUAJA TË PRIZRENIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Më në fund edhe skuadra e Prizrenit-16 është bërë e gjallë në merkaton me të huajt sa i përket edicionit të ri të garave.

AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht se prizrenasit kanë shtuar në rradhët e veta, dy basketbollistët e parë të huaj dhe ata vijnë nga SHBA-të.

Ekipi që do drejtohet edhe në sezonin e ri nga Arbnor Rifati, ka nënshkruajtur me dy lojtarë të pozitave fundore, Nick Weatherspoon dhe Isaiah Johnson.

Weatherspoon luan në pozitën e pllejmejkerit me gjatësi 1.88 centimetra dhe te Prizreni vije nga kolegji amerikan nga NCAA1, ”Mississippi State University”. Në edicionin e fundit me këtë skuadër ai luajti me mesatare 11.6 pikë, 4.1 asiste e 3.5 kërcime për ndeshje.

Derisa lojtari tjetër, Johnson luan në pozitat 2 dhe 3 e është i gjatë 1.96 centimera. Ky vije te Prizreni nga kolegji amerikan nga NCAA2, ”Northern Michigan” tek të cilët në edicionin e fundit luajti me mesatare, 21.5 pikë, 6.1 kërcime e 1.6 asiste për ndeshje. Për lojtarin në fjalë kjo do jetë aventura e parë jashtë SHBA-ve.

Deri tani, Prizreni ka vazhduar kontratat për edicionin e ri me Arti Hajdarin, Urim Zenelajn, Blend Matoshin e Qëndrim Ajazajn, derisa ka transferuar Rilind Krasniqin e për nga të huajt këto janë risitë e para.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.