Basketboll

PEJA DHE MEKAJ VAZHDOJNË BASHKËPUNIMIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Leonard Mekaj mbetet te Peja edhe për një edicion.

Basketbollisti që luan në rolin e organizatorit, Leonard Mekaj do të mbetet tek ekipi i Pejës për së paku edhe një edicion tjetër.

Lajmin për vazhdimin e bashkëpunimit mes palëve e ka dhënë faqja zyrtare e klubit verdhezi.

Te Peja në edicionin e fundit Mekaj u paraqit në 19 ndeshje të Superligës me mesatare 3.9 pikë, 2.1 asiste e 1.5 kërcime për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.