Basketboll

ZVEZDA ELIMINON PARTIZANIN, KUALIFIKOHET NË FINALE TË ABA LIGËS

Prishtinë (AsistiOnline) – Crvena Zvezda me fitore bindëse(84-63) ndaj rivalit të përbetuar Partizanit, është kualifikuar në finale të ABA Ligës.

Realisht ekipi i udhëhequr nga greku Tomic, gjatë tërë takimit e kishte rezultatin në favorin e vet. Duke i fituar të tre çerekët e ndeshjes, përpos të fundit që e humbi minimalisht(21-13, 23-15, 20-13, 20-22). Dhe kështu me meritë arriti në fund fitore të thellë.

Më të dalluarit në këtë fitore të madhe të Zvezdës sonte ishin, Perperoglu me 18 pikë, si dhe Covic e Dobric me nga 10 sosh.

Tek Partizani me lojë të mirë u shquan, Marinkovic me 12 pikë, si dhe Paige me 11 pikë.

Pas kësaj fitore Zvezda kualifikohet në finale me seri të përgjithshme, 2-1. Ku e pret fituesin e duelit, Buducnost – Cedevita.

Komentet janë të mbyllura.