E MBANI MEND GUNJINËN? NËNSHKRUAN NË ELITËN KROATE
Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti kroat, Jure Gunjina që dikur mbronte me sukses ngjyrat e Rahovecit në elitën kosovare, është bërë me skuadër të re për edicionin e ardhshëm.
Aloja 203 centimetërshe është transferuar te skuadra e njohur nga elita e Kroacisë, ”Zabok”.
Në fakt, Gunjina edhe në edicionin e fundit ishte pjesë e elitës kroate me ekipin e Skrljevos, por tash vetëm se ka ndërruar qytet.
Gunjina ishte paraqitur te Rahoveci në stinorin 2019/20 dhe atë në tri kompeticione, FIBA Europe Cup, BIBL e Superligën e Kosovës, derisa mesataren më të lartë e kishte pasur në FIBA Europe Cup me 16 pikë e 3 kërcime për ndeshje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.