Basketboll

VLLAZNIA I’A RRËMBEN TRAJNERIN KAMPIONES AKTUALE TË SHQIPËRISË

Prishtinë(AsistiOnline) – Vllaznia e Shkodrës e ka gjetur trajnerin e ri të ekipit për edicionin e ardhshëm në basketbollin shqiptar.

Shkodranët kanë emëruar në krye të ekipit, Nikola Milatovicin i cili në edicionin e fundit drejtoi Teutën e Durrësit të cilën e bëri kampione pas 66 viteve pritje.

Përpos Teutës dhe tash Vllaznisë, Milatovic më parë e ka udhëhequr edhe skuadrën tjetër shqiptare, Goga Basketin dhe disa skuadra nga Mali i Zi nga edhe ku e ka prejardhjen.

Në basketbollin e Shqipërisë ka shumë pak lëvizje në merkato edhe pse edicioni i ri pritet të fillojë shpejtë dhe katër ekipe të tyre do të luajnë në Ligën Unike.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.