Basketboll

TANUSHI RIKTHEHET TE VËLLAZNIMI

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri ndër basketbollistët e rinjë më premtues në Kosovë, Bleonis Tanushi është bërë me skuadër të re për edicionin që po vjen.

Organizatori 180 centimetërsh është rikthyer te skuadra ku i mori hapat e parë në basketboll, Vëllaznimi edhe pse kishte një mori ofertash ai vendosi ti qëndrojë besnik klubit të vendlindjes dhe të rikthehet për ti ndihmuar në synimin për rikthim në elitë.

Gjatë stinorit 2020/21, Tanushi në vjeshtë ishte pjesë e Vëllaznimit, por në pranverë kaloi te skuadra nga Liga e parë, ”Megasport” me të cilët shkëlqeu me double-double mesatare 17.3 pikë e 11.7 kërcime për ndeshje.

18 vjeçari më herët ka qenë pjesë edhe e disa gjeneratave të reja në Përfaqësuesen e Kosovës, derisa ka marrë pjesë në kampe të ndryshme jashtë vendit.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.