GJITHÇKA E GATSHME, SOT FILLON TURNEU EVROPIAN U16 NË PRISHTINË
Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë nga sot që i bie 16 e deri më 21 Gusht do të jetë arenë e ndeshjeve të basketbollit, ku do të zhvillohet FIBA European Challenger për U16 te meshkujt.
Në këtë Evropian përveç Kosovës do të marrin pjesë edhe Shqipëria, Luksemburgu, Gjibraltari, Malta dhe Moldavia. Do të zhvillohen tri ndeshje gjatë ditës, kurse të shtunën janë takimet e fundit në grupe, ku do të shpallet Kombëtarja fituese dhe MVP i Kampionatit.
Basketbollistët e Kosovës U16 kanë stërvitur dy herë në ditë për të qenë gati për këtë Evropian. Derisa nga dita e shtunë kanë qenë në karantinë sipas rregullave.
Dardanët e rinjë ndeshjen e parë e zhvillojnë sot nga ora 17:00 ndaj Maltës, kurse ndeshja e parë është Shqipëria-Gjibraltari nga ora 14:00, derisa sfida përmbyllëse mes Moldavisë dhe Luksemburgut nga ora 20:00.
Për shkak të masave anti-Covid të gjithë të pranishmit në palestër duhet të bartin maska dhe të respektojnë distancën sociale.
Evropiani për U16 është dashur të zhvillohet vitin e kaluar me 11 shtete, por për shkak të pandemisë u shty dhe në këtë verë të gjitha garat te grupmoshat e reja zhvillohen në formë të Challenger dhe jo Divizione si më herët, për shkak të pandemisë me Covid-19.
/FBK/
Komentet janë të mbyllura.