DON POLLOSHKA VAZHDON ME PRISHTINËN
Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri prej basketbollistëve më të talentuar kryeqytetas, Don Polloshka do të mbetet te Prishtina për së paku edhe një stinor.
Skuadra më e trofeshme në vend, Sigal Prishtina dje ka konfirmuar se ka vazhduar bashkëpunimin me plejmejkerin, Don Polloshka.
19 vjeçari i gjatë 175 centimetra në edicionin e fundit me prishtinasit në 22 ndeshje në Superligën e Kosovës luajti me mesatare 3 pikë, 2.2 asiste e 1.6 kërcime për ndeshje, derisa u paraqit me licencë të dyfishtë edhe te As Prishtina në Ligën e parë e ku barti barrën e skuadrës.
Përpos aspektit ekipor, Polloshka ka luajtur edhe për Përfaqësueset e reja të Kosovës e sivjet u paraqit me Kosovën U20 në Challengersin e mbajtur në Hungari.
Polloshka llogaritet prej basketbollistëve më të mirë të Kosovës që ka gjenerata e tij.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.