Basketboll

REPREZENTUESI I KOSOVËS TE NËN-KAMPIONI I KROACISË

Prishtinë(AsistiOnline) – Reprezentuesi i Kosovës, DeShawn Jones është bërë me skuadër të re për edicionin që po vjen.

Jones ka kaluar në rradhët e nën-kampionit të Kroacisë dhe pjesëmarrësit në ABA Ligë, KK Split.

Njoftimin për kalimin e Jones te Spliti e ka dhënë edhe sajti zyrtar i ABA Ligës, por e ka injoruar faktin se qendra amerikane ka edhe nënshtetësi kosovare.

Jones te Spliti do të kalojë si transfer nga skuadra e famshme polake, ”Anwill” me të cilët n në 6 ndeshje të edicionit 20/21 u paraqit me 9.5 pikë e 6.5 kërcime për ndeshje.

203 centimetërshi nga Miami u natyralizua nga Kosova në vitin 2016 me propozimin e selektorit të atëhershëm, Brad Greenberg, derisa paraqitja e tij e fundit me ‘dardanët’ ishte në vitin 2020 në ndeshjen e parë të grupit në parakualifikimet për Botërorin 2023 e nga e cila ndeshje doli si i lënduar.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.