Basketboll

KOSOVA U16 SOT ZHVILLON FINALEN E MADHE NDAJ LUKSEMBURGUT NË PRISHTINË

Sonte zhvillohen ndeshjet e fundit në Grupin F të European Challenger U16 për meshkuj në Prishtinë.

Sfida kryesore do të zhvillohet ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut, dy kombëtare që kanë shënuar katër fitore në katër ndeshje të zhvilluara. Kush e fiton këtë përballje do të shpallet kampione e kësaj gare, që filloi nga 16 Gushti në kryeqytetin e Kosovës.

Dardanët kanë mundur Maltën 117:20, Moldavinë 122:42, Gjibraltarin 98:19 dhe Shqipërinë 103:46. Ndërkohë, Luksemburgu ka mundur Moldavinë 77:65, Shqipërinë 73:53, Maltën 75:36 dhe Gjibraltarin 88:41.

Nga ora 14:00 përballen Gjibraltari-Moldavia dhe nga ora 17:00 Shqipëria-Malta.

Pas ndeshjes Kosova-Luksemburgu, do të zhvillohet ceremonia përmbyllëse, ku do të shpallet kombëtarja kampione dhe MVP i turneut.

Të gjithë të pranishmit në palestër duhet të mbajnë maska dhe të respektojnë distancën sociale.

Ndeshja e Kosovës transmetohet direkt në Artmotion.

21 Gusht (e shtunë)

14:00 Gjibraltari-Moldavia

17:00 Shqipëria-Malta

20:00 Luksemburgu-Kosova

/FBK/

Komentet janë të mbyllura.