EDHE TREPÇA KUNDËR SHTYERJES SË EDICIONIT TË RI!
Prishtinë(AsistiOnline) – Mundësia e shtyerjes së edicionit të ri në elitën e basketbollit të Kosovës, nuk po duket aspak e arsyeshme për disa nga klubet e Superligës sonë.
Së fundmi është skuadra e Trepçës ajo që po del kundër kësaj mundësie për faktin se sipas tyre do të ju kushtonte në financa dhe shpenzime koti.
Drejtori sportiv i klubit mitrovicas, Izet Tahiri nëpërmjet një përgjigjje për AsistiOnline.com ka thënë se kampionati duhet të fillojë në kohë për arsyje që i ka renditur më poshtë.
”Edhe ne jemi kundër shtyerjes së kampionatit, ne kemi filluar përgatitjet në kohë ashtu siç është e paraparë që të fillojë sezoni i ri. Andaj secila shtyerje për neve si klub, por jo vetëm për ne por thuajse për të gjitha ekipet të cilat janë kompletuar më herët është vetëm kosto dhe shpenzim koti. Andaj ne si ekip jemi kundër dhe kampionati duhet të vazhdojë në kohën siç është e caktuar dhe siç është e cekur me orarin e publikuar”, tha Tahiri.
Të kujtojmë se edicioni i ri i garave në basketbollin e Kosovës është i paraparë të fillojë më 1 shtator me garat e Superkupës e fillimi i kampionatit pritet të startojë me 8/9 shtator.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.