BASHKIMI PREZANTON TRANSFERIN E PARË TË HUAJ
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit në konkurencën e meshkujve e ka prezantuar transferin e parë të huaj për edicionin e ri.
Prizrenasit kanë njoftuar sot se kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me basketbollistin amerikan, Julien Lewis.
Lewis është 193 cm i gjatë, ka nënshtetësi amerikane dhe luan në pozitën 2.
Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur në ligën e kolegjeve amerikane NCAA 1 me skuadrat, ”Texas Longhorns” dhe ”Fresno State Bulldogs”, pastaj në NBA G League me skuadrat, ”Rio Grande Vipers” dhe ”Stockton Kings” e së fundi në kampionatin finlandez me skuadrën e ”Kobrat”.
Te kjo e fundit, 29 vjeçari ka pasur 28 paraqitje, duke arritur mesatare prej 10.1 pikëve dhe 5.2 kërcimeve për ndeshje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.