PRISHTINA E PREZANTOI JAN PALOKAJN
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra më e trofeshme shqiptare, Sigal Prishtina e ka prezantuar edhe zyrtarisht basketbollistin Jan Palokaj.
Në ambientet e klubit kryeqytetas, Palokaj është takuar së bashku me drejtuesit prishtinas, kryetarin e klubit, Burim Maraj dhe drejtorin gjeneral, Edmond Azemi.
Basketbollisti i lindur dhe rritur në Kroaci u zotua që do të jap më shumë se maksimumin që t’i arrijë synimet e klubit nga kryeqyteti.
Prishtina deri tani ka kryer disa transfere vendore dhe të huaja e do të udhëheqet në stol nga kroati, Ante Nazor.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.