Basketboll

EKSKLUZIVE: BASHKIMI(F) BËN GODITJEN E MADHE TE SUPERLIGA E FEMRAVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas disa lëvizjeve nga Prishtina e Penza, as skuadra e Bashkimit në konkurencën e femrave nuk ka qëndruar duarkryq dhe duket se do të bëjë përsëri një top-ekip.

AsistiOnline.com ka arritur të mësojë ekskluzivisht se ekipi prizrenas ka arritur të nënshkruajë me basketbollisten shtatëgjate, Era Shatri.

23 vjeçarja që sivjet ishte prej shtyllave kryesore te Reprezentacioni i Kosovës A me mesatare, 10 pikë, 7 kërcime e 3 asiste për ndeshje, njihet prej basketbollisteve më të mira vendore aktualisht në treg.

Sa i përket aspektit ekipor, aloja prishtinase vazhdimisht ka qenë pjesë e Prishtinës dhe do të jetë hera e parë për të që do të ndërrojë ambient e me të në ekip prizrenasit synojnë qartë trofetë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.