LAJM FANTASTIK: SARANDA DACI NË SUPERLIGËN E TURQISË
Prishtinë(AsistiOnline) – Një lajm i shkëlqyer na vije nga Turqia, atje ku reprezentuesja e Kosovës, Saranda Daci ka nënshkruajtur kontratë me një ekip serioz.
Qendra 1.90 centimetërshe nga Peja është transferuar në rradhët e skuadrës nga Superliga e Turqisë, Bursaspor.
Ekipi i Burës sivjet është inkuadruar në elitën turke dhe me Dacin e disa përforcime të tjera nuk dëshiron të jetë vetëm skuadër turiste, por të lërë gjurmë në gara.
28 vjeçarja edhe në edicionin e kaluar luajti në basketbollin evropian me Slovankën në elitën çeke, derisa në Kosovë ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm nën-fanelat e Penzës, Prishtinës dhe së fundmi me Bashkimin.
Të kujtojmë se Daci sivjet u paraqit edhe me Kosovën A në Kampionatin Evropian për shtetet e vogla në Qipro atje ku ekipi ynë e fitoi medaljen e bronztë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.