Basketboll

EKSKLUZIVE: KY BASKETBOLLIST CILËSOR PËRFORCON RRADHËT E RAHOVECIT!

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas dështimit të njërit nga lojtarët e huaj që ishte i destinuar për ta, Rahoveci shpejtë e ka gjetur zëvendësin e tij.

AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht se ‘vreshtarët’ kanë arritur marrëveshje me alo-qendrën amerikane, Milik Yarbrough.

Yarbrough është i gjatë 1.98 centimetra dhe luan në pozitat 3/4.

Basketbollisti në fjalë në edicionin e fundit ka luajtur te skuadra nga Luksemburgu, ”Heffingen” me mesatare, 21.8 pikë, 10 kërcime e 2.8 asiste për ndeshje.

Përpos Luksemburgut, Milik ka përvojë edhe në SHBA, Argjentinë e Portugali.

Në bazë të klubeve se ku ka luajtur dhe nga statistikat, ky është lojtari më bindës nga të huajt në rradhët e Rahovecit deri tani.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.