Basketboll

BASHKIMI MPOSHT LIPJANIN, RRËMBEN VENDIN E 4-TË

Prishtinë (AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit ka shënuar fitore(97-102) të vështirë por shumë të vlefshme në udhëtim tek Lipjani.

Ekipi i Jerneimo Sarinit haqi në rezistencë të fuqishme nga ekipi i Lipjanit gjatë tërë takimit, por në fund falë përvojës lojtarët prizrenas e arritën fitoren.

Më të dalluarit në triumfin e prizrenasve sonte ishin, Jordan Capps me 26 pikë e Steven Haney me 24 sosh.

Përderisa, tek Lipjani u dalluan, Joe Johnson me 30 pikë si dhe Musab Mala me 28 sosh.

Pas kësaj fitore, Bashkimi ia rrëmben Ponte Prizrenit pozitën e 4-të, duke arritur në kuotën e 39 pikëve. Përderisa Lipjani mbetet në pozitën e 7-të me 29 pikë.

Komentet janë të mbyllura.