BLOKOTEHNA MPOSHT TEUTËN, SHPALLET KAMPIONE E LIGËS BALLKANIKE
Prishtinë (AsistiOnline) – Skuadra maqedonase KK Blokotehna është kampione e re e Ligës Ballkanike, për stinorin 2018/19.
Ekipi i drejtuar nga ish-trajneri i Prishtinës, Marjan ilievski, ka arritur ta mposht në finale(82-68) ekipin shqiptar të Teutës së Durrësit dhe kështu është shpallur me meritë kampione e kësaj gare.
Gjatë tërë takimit, ekipi maqedonas e kishte epërsinë për vete, duke mos e rrezikuar atë për asnjë moment dhe në fund me meritë arriti deri tek fitorja.
Më të merituarit për triumfin e skuadrës maqedonase sonte ishin, Brandon Penn me 31 pikë, Bozo Djumic me 17 pikë, si dhe Petar Nikolikj me 15 pikë.
Ndërsa tek Teuta nuk mjaftuan për fitore, 18 pikët e Julian Hamatit dhe CJ Wilson me 13 pikë.
Komentet janë të mbyllura.