FINALE QË PAK KUSH E PRITI!
Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e djeshme janë përcaktuar dy skuadrat finaliste të Superkupës së Kosovës te meshkujt.
Prizreni 16 dhe Trepça janë dy skuadrat që arritën finalen e madhe të Superkupës dhe realisht shumë pak kush e ka pritur një gjë të tillë, ngase Peja dhe Ylli kanë qenë ekipe favorite në letër para fillimit të gjysmëfinaleve, por ja që në basketboll gjithçka dihet vetëm brenda 40 minutave të luajtura në parket.
Prizreni 16 për herë të parë në histori të klubit arrin në një finale dhe normalisht që ky është një impuls shtesë për ta që të kërkojnë trofeun e tyre të parë.
Derisa, Trepça rikthehet te finalet dhe momentet magjike pas 9 viteve pritje. Mitrovicasit trofeun e fundit e kishin fituar në vitin 2012 në Prishtinë, titullin e kampionit të Kosovës.
Mbetet të shihet se cila nga skuadrat do të jetë në gjendje ta vazhdojë formën e mirë të këtij mini-turneu dhe ti gëzohet trofeut në fund.
Finalja mes Prizrenit 16 dhe Trepçës, luhet nesër nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në ArtSport1 si dhe Klan Kosova.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.