Basketboll

‘GARDIANI’ I TRAPEZIT TE TREPÇA, BESON SHUMË NË FITIMIN E TROFEUT

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri prej lojtarëve më të mirë te Trepça në ndeshjet e para të Superkupës ishte edhe amerikani, Andrew Gordon.

Në një prononcim për AsistiOnline.com, qendra gjigante e ‘minatorëve’ thotë se trajneri i tyre ju ka dhënë instruksionet e duhura dhe beson ekstremisht se trofeu do të vijë në Mitrovicë.

”Unë besoj se trajneri ynë na ka dhënë instruksionet e duhura të lojës dhe parimet për të na motivuar maksimalisht që të dalim në parket dhe të ekzekutojmë duhur dhe për të ardhur në shtëpi me fitore. Unë besoj se ne kemi një kimi të shkëlqyeshme në ekip të gjithë po tërhiqemi për njëri -tjetrin në të njëjtin drejtim dhe po luftojnë për qëllimin më të madh. Kam besim ekstrem se nesër do ta sjellim trofeun në Mitrovicë”, u shpreh i bindur Gordon.

Finalja e madhe e Superkupës mes Prizrenit 16 dhe Trepçës, zhvillohet nesër nga ora 17:00 në Prishtinë, derisa transmetohet direkt në Art Sport 1 dhe Klan Kosova.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.