Basketboll

PRIZRENI 16 PËR TROFEUN E PARË, APO KRYEQYTETI PËRSËRI ME FAT PËR TREPÇËN

Prishtinë(AsistiOnline)– Sot luhet finalja e Superkupës së Kosovës te meshkujt.

Prizreni 16 dhe Trepça do të takohen në kryeqytet për të luftuar për trofeun e Superkupës së Kosovës që luhet para çdo stinori të ri në Kosovë.

Skuadra e Prizrenit 16 ka arritur për herë të parë në një finale dhe synon që ta fitojë trofeun e parë në histori të klubit.

Derisa, Trepça luan për herë të parë në një finale që na viti 2012 dhe sot synon që të rikthehet te sukseset e shumëpritura nga tifozët e saj të flaktë.

A do të jetë kryeqyteti me fat përsëri për Trepçën, pasi në vitin 2012 ‘minatorët’ po në Prishtinë e kanë fituar trofeun e fundit (titullin e kampionit), kjo mbetet të kuptohet sot.

Në ndërkohë skuadra e Prizrenit 16 do të synojë të fitojë trofeun e parë në histori të klubit në vetëm 4 vite nga debutimi në Superligën e Kosovës.

Ky duel final luhet sot nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në ArtSport 1 dhe Klan Kosova.

Sfida luhet pa publikun e pranishëm si pasojë e masave anticovid nga Qeveria e Kosovës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.