BAS: DUAM DHE DO TË VAZHDOJMË ME FITORE
Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri i KB Pejës, Semsettin Bas ka folur për AsistinOnline, para përballjes me Rahovecin që cilësohet si derbi i ditës së dytë në xhiron e tretë të ArtMotion Superligës.
Ai është shprehur optimist për fitore, derisa ka pranuar faktin se sivjet liga është shumë e fortë dhe do kenë vështirësi.
”Çdo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne, ne duam të fitojmë sidomos ndeshjet që do të luajmë në shtëpi. këtë vit liga është shumë e ashpër dhe ka skuadra shumë të mira, na duhet kohë, kemi kapur një atmosferë të mirë që lojtarët e rinj të përshtaten dhe sistemi të vendoset, ne duam ta vazhdojmë këtë ritëm”.
Dueli mes Pejës dhe Rahovecit luhet sot nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Art Sport dhe Klan Kosova.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.