Basketboll

DY SKUADRAT E PAMPOSHTURA TË ARTMOTION SUPERLIGËS TAKOHEN SONTE

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e katërt e Art Motion Superligës së Kosovës fillon nga sot.

Skuadrat lidere të renditjes tabelare aktualisht, Trepça dhe Peja do të ndeshen në Mitrovicë për t’u munduar që t’ia shkaktojnë njëra tjetrës humbjen e parë sezonale.

Në fakt këto dy skuadra janë të vetmet që s’kanë pësuar ende këtë edicion dhe rrjedhën e fitoreve synojnë ta vazhdojnë edhe sot, por vetëm njëra do ta ketë këtë fakt.

Ky duel luhet sonte nga ora 19:00 në ”Minatori” të Mitrovicës dhe transmetohet në njërën nga kanalet e sportit në Artmotion.

Si zakonisht më të rejat para ndeshjeve, rezultatin për çdo çerek, por edhe raportet e ndeshjeve do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.