Basketboll

BASHKIMI TRIUMFON NDAJ RAHOVECIT NË ”MIZAHIR ISMA”

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi e ka fituar duelin kryesor të të ditës në Art Motion Superligën e Kosovës.

Prizrenasit kanë triumfuar ndaj Rahovecit dhe atë në ”Mizahir Isma” me rezultat të përgjithshëm prej 82-89.

Ishte ky një duel që e arsyetoi epitetin e derbin me Bashkimin që e fitoi çerekun e parë 17-25, derisa edhe e dyta ju takoi atyre por më ngushtë 20-21 dhe shkoi në pushim me epërsi 37-46.

Lojë shumë interesante u zhvillua në periodën e tretë, ku mysafirët në fillim e kontrolluan këtë pjesë, por Vreshtarët nuk dorëzohen dhe shkrijnë epërsinë, madje duke udhëhequr 60:59, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 63:63. Takim interesant u zhvillua në 10 minutat e fundit, ku Bashkimi sërish kishte epërsi prej shtatë pikësh, 68:75, por asgjë nuk kishte përfunduar, sepse Rahoveci afrohet në 72:75, ndërsa prizrenasit tre minuta nga fundit kishin epërsinë 74:83, Rahoveci bën mrekulli, duke u afruar në 82:83, por kjo ishte e tëra që arriti dhe Bashkimi triumfoi me rezultat 82:89.
Te Rahoveci i jashtëzakonshëm ishte Eric Davis me 43 pikë e katër kërcime, kurse te Bashkimi u dalluan Julien Lewis me 27 pikë, tetë kërcime dhe katër asistime.

Rahoveci tash ka një fitore dhe tri humbje, kurse Bashkimi dy fitore dhe dy humbje.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.