Basketboll

DREJTORI SPORTIV TREGON ARSYEJET QË E SHTYEN PEJËN TË TËRHIQET NGA BIBL

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës sivjet nuk do të jetë pjesë e Ligës Ballkanike edhe pse e kishte konfirmuar një gjë të tillë.

Drejtori sportiv i skuadrës pejane, Arbër Elshani nëpërmjet një shkrimi ka treguar arsyejet se pse Peja sivjet nuk do të luajë në BIBL.

Shkrimi i plotë dhe pa ndërhyrje:

Sqarim opinionit!

KB PEJA, nuk do te luaj në Ligen Ballkanike, pas kërkesës së shtabit teknik, e gjithashtu edhe me shpenzimet shtese gjatë kampionatit, të cilat mund të jenë edhe të pa arritshme nëse vazhdohet me masa te njejta shkaku i pandemise. Pra, nuk ka asgje në lidhje me detyrat tona financiare, por thjeshtë e kemi parë të arsyeshme këtë edicion të tërhiqemi.

P.sh më 19 nëntor kemi pas ndeshje në Izrael, kundër Hapoelit, Galilit kurse më 20 nëntor në superligën tonë na vinte KB Ylli në Pejë. Orari i tillë e ka pamundësuar pjesëmarrjen tonë atje.

Pra, duhej që çdo të hënë të luanim ne BIBL, të mërkuren në superligën e Kosovës, kurse shtundën dhe të dielën në ligën unike. Ky orar ekipën tonë do t’a demtonte shumë dhe rrezikohej edhe forma e ekipit dhe lëndimi potencial i lojtarëve.

KB Peja, faleminderon Ligën Ballkanike por kësaj radhe e pati të pamundur garimin atje. Ne synim e kemi titullin e Kampionit ne Kosove!

Pra, sivjet do të koncentrohemi në kthimin e titullit Kampion, i cili na mungon që nga 2013”, thuhet në postimin e Elshanit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.