Basketboll

PRIZRENI 16 MPOSHT PRISHTINËN NË KRYEQYTET

Prishtinë(AsistiOnline) – Prizreni 16 e ka mposhtur Sigal Prishtinën në njërën prej ndeshjeve kryesore të xhiros së shtatë në elitën kosovare.

Prizrenasit triumfuan ndaj Prishtinës me rezultat final 100-108.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë deri te rezultati 14:14, por më pas prizrenasit fillojnë shkëputjen duke e fituar çerekun e parë 22:30. Prizrenasit vazhduan me lojë të mirë, duke u shkëputur në 15 pikë, 26:41, megjithatë bardhekaltrit nuk dorëzohen duke ngushtuar shifrat në 49:56.

Prishtinasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, ku shkrinë epërsinë në vetëm dy pikë, 60:62, e më pas zhvillohet lojë interesante, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 75:81. Ndeshje interesante u zhvillua edhe në 10 minutat e fundit, me vendasit që u mundonin të rikthehen dhe mysafirët që ishin në epërsi konstante. Prizreni 16 menaxhoi mirë epërsinë dhe triumfoi 100:108.

Te Sigal Prishtina u dalluan Jan Palokaj me 16 pikë e shtatë kërcime, Jetmir Zeqiri me 16 pikë e tetë kërcime, Dachon Burke me 17 pikë e pesë asistime dhe Nick Tomsick me 14 pikë, kurse te Prizreni 16 u dalluan Courtney Fells me 31 pikë e pesë asistime, Urim Zenelaj me 18 pikë e 14 kërcime dhe Ivan Koljeviq me 23 pikë, shtatë asistime dhe tetë kërcime.

Sigal Prishtina ka tri fitore dhe tri humbje, ndërsa Prizreni 16 ka pesë fitore dhe dy humbje.

/FBK/

 

Komentet janë të mbyllura.