Basketboll

PENZA FITON BINDSHËM DERBIN NDAJ BASHKIMIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Penzës e ka fituar derbin e madh të Superligës së Femrave ndaj Bashkimit.

Vashat pejane i janë gëzuar fitores sonte ndaj prizreaseve me rezultat final 63-84.

Bashkimi e nisi më mirë këtë duel, duke krijuar epërsi prej 7-0 në dy minutat e para, por ishte kjo e gjitha që pamë nga vashat prizrenase, pasiqë nga ky moment vashat pejane u këndellën dhe morrën avantazhin për të mos e lëshuar deri në fund(14-21, 18-22, 24-21, 7-20).

Pesë lojtare te Penza arritën pikë dyshifrore sonte: Briana Williams(19), Valbona Bytyqi(15) e Rael Whitsitt(15), Ermelinda Gjuka(13) dhe Sihana Ramoja(11).

Te Bashkimi nuk mjaftuan në asnjë mënyrë për fitore, Takyra Gilbert me 15 pikë, Irma Konjusha me 14 dhe Era Shatri me 12 sosh.

Pas xhiros së tretë, Penza i prin renditjes tabelare me 6 pikë dhe 3 fitore nga 3 ndeshje të luajtura e Bashkimi rendite i dyti përkohësisht me 5 pikë, 2 fitore e 1 humbje.

Në xhiron e rradhës, Bashkimi luan ndaj Prishtinës në kryeqytet e Penza i shkon Kastriotit.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.