PRISHTINA TRANSFERON QENDRËN QË NË VERË U PARAQIT ME EKIPIN NGA NBA LIGA
Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina më në fund e ka plotësuar boshllëkun e lënë në pozitën e trapezit për edicionin e sivjetmë.
Prishtinasit janë përforcuar me një qendër të fuqishme e cila vije pas përvojës madhore jetësore me ekipin nga NBA Liga, San Antonio Spurs në Ligën verore.
21 vjeçari nga Senegali, Biram Faye është i gjatë 206 centimetra dhe përpos përvojës në ligën verore të NBA-së para pak muajve, ai gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe në Ligën e parë të Spanjës me Gran Canarian II, Acunsan dhe Gironan.
Faye është paraqitur edhe me Kombëtaren e Senegalit me gjeneratat e reja dhe ekipin A të këtij shteti.
Ai tashmë ka debutuar me Sigal Prishtinën në fitoren e këtyre të fundit ndaj Beroes në BIBL dhe për 20 minuta lojë i ka realizuar 10 pikë e 7 kërcime.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.