NDËRRON JETË AGIM LLUKA, PËRKRAHËSI I MADH I SPORTIT DHE BASKETBOLLIT
Sot ka ndërruar jetë, Agim Lluka, biznismen, përkrahës i madh i sportit dhe basketbollit në veçanti.
Lluka ishte një prej drejtuesve më të spikatur të segmenteve të Korporatës Dukagjni, përfshirë edhe kohën kur kjo kompani e përkrahte fuqishëm basketbollin e Kosovës.
Ai do të mbetet në kujtesën e njerëzve të basketbollit për zellin, kontributin e madh dhe urtësinë e dëshmuar për dekada që e dha në sport.
U prehsh në paqe AGIM LLUKA dhe ASISTI ju shpreh ngushëllimet më të përzemërta familjes, miqëve dhe dashamirëve të tij, por edhe Korporatës Dukagjini.
Komentet janë të mbyllura.