Basketboll

PENZA NË FORMË TË LARTË, DEMOLON EDHE KASTRIOTIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e djeshme skuadra e Penzës e ka arritur fitoren e rradhës në elitën e femrave të basketbollit kosovar.

Vashat e Penzës pa ndonjë telashe kanë triumfuar thellë ndaj atyre ferizajase të Kastriotit me epilogun përfundimtar 16-131, në një ndeshje pa histori.

Rael Whitsitt me 34 pikë e 17 kërcime, Ermelinda Gjuka me 24 pikë e 13 kërcime, Diedona Halitaj me 23 pikë e 15 asiste, Jeta Zeka me 20 pikë e 12 kërcime, si dhe Vanesa Bojku me 16 pikë, spikatën në këtë fitore të thellë të Penzës.

Te Kastrioti Yllza Huruglica i shënoi 6 pikë e Aneta Hashani kishte 4 sosh, derisa nga 2 i shënuan edhe Anita Grainca, Vlera Goga e Era Aliu.

Pas xhiros së katërt, Penza i prin renditjes tabelare me 8 pikë dhe 4 fitore nga po aq ndeshje të luajtura, derisa Kastrioti ka 4 pikë dhe 4 humbje nga 4 ndeshje.

Në xhiron e rradhës, Penza e luan derbin ndaj Prishtinës e Kastrioti i shkon Vëllaznimit.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.