Basketboll

DARRELL DAVIS NË ELITËN E ÇEKISË

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti që shkëlqeu në rradhët e KB Rahovecit për pothuajse dy edicione rresht, Darrell Davis tashmë ka gjetur skuadër të re për këtë stinor.

Organizatori 196 centimetërsh ka kaluar në rradhët e ekipit nga Superliga e Çekisë ”Olomoucko”, garë në të cilën po paraqitet edhe ish-lojtari i Prizrenit 16, Ty Nichols.

Davis te Rahoveci në edicionin e kaluar kishte zhvilluar 11 ndeshje me mesatare prej 21.9 pikëve, 6.3 kërcimeve e 4.6 asisteve për ndeshje.

Të kujtojmë se 25 vjeçari ka përvojë edhe në Holandë, Hungari dhe Bosnje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.