Basketboll

ISTOGU ME FITORE DHE NË HAP ME KREUN

Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe Istogu e ka vazhduar formën e mirë dhe pa humbje në Ligën e parë.

Edhe pse me vështirësi, istogasit i’a kanë dalur të marrin fitoren e katërt sezonale, kësaj rradhe ndaj Boreas në Pejë 62-66.

Tre lojtarë arritën pikë dyshifrore në fitoren e Istogut sonte, Labinot Kelmendi(27), Shendrit Llapi(14) e Nderim Januzaj realizoi double-double(10pk, 26krc).

Te Borea ishin të pamjaftueshëm për fitore, Denis Rabushaj me 15 pikë e 13 kërcime, Sokol Nila me 13 pikë dhe Altin Morina që shtoi 10 sosh.

Pas xhiros së katërt, Istogu pozicionohet i dyti, por me pikë të barabarta me Vëllaznimin(8), duke arritur 4 fitore nga 4 ndeshje të luajtura. Ndërsa, Borea gjendet e 4-ta me 2 fitore e 2 humbje dhe 6 pikë në tabelë.

Në xhiron e rradhës, Istogu e pret As Prishtinën e Borea luan ndaj Vëllaznimit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.